Saturday, August 25, 2012

Fillimi i mbarë për bavarezët

Me rezultat 3-0, Bayern Munichu ka triumfuar përballë Greuther Furth në Trolli Arena në ndeshjen e parë në sezonin e ri në Bundesliga.

Në minutat e fundit të pjesës së parë (43’), Thomas Mueller i kaloi mysafirët në epërsi për t’i dërguar në pushim më të qetë.
Transferi i ri Mario Mandzukic nuk mungoi në listën e golashënuesve. Ai e dyfishoi avantazhin e Bayernit në minutën e 59-të.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Arjen Robben (79’).
Ishte një tjetër paraqitje e mirë e Xherdan Shaqirit, i cili luajti deri në minutën e 72-të kur u zëvendësua nga Bastian Schweinsteiger.
Edhe në ekipin tjetër u angazhuan dy shqiptarë – Mërgim Mavraj nga fillimi dhe Ilir Azemi nga minuta e 62-të. 

No comments:

Post a Comment