Tuesday, August 28, 2012

Yjet e Zvicrës festojnë shqip

Bern, 28 gusht - Çfarë debutimi i ëndrrave në Bundesligë, për ish-mesfushorin e Zuerichut, Adrian Nikçi. Tre minuta pasi që u fut në lojë futbollisti 22-vjeçar shënoi golin e barazimit (2:2) për Hannoverin kundër Schalkes, në prekjen e parë të topit. 

Nikçi i stërlumtur nis festimin. Ai lidhi gishtat e mëdhenj të dorës dhe vrapoi nëpër fushë. Nikçi bëri shqiponjën (simbolin e Shqipërisë) gjatë festimit, në vend se të bëjë simbolin kombëtar të Zvicrës. 

Futbollisti i lindur në Sarajevë, që po ashtu ka shtetësi të Kosovës, ka veshur 15 herë fanellën e Përfaqësueses U-21 të Zvicrës dhe ka shënuar tre gola. 

Nikçi nuk është futbollisti i parë me pasaportë të Zvicrës, që "feston si i huaj". 

Pajtim Kasami (20) kishte bërë këtë më herët. Në dhjetor të vitit 2010, kampioni i botës për grupmoshën U-17 kishte festuar shqip sa ishte lojtar i Palermos. 

"Ishte një përshëndetje për vendlindjen time", shpjegon Kasami. 

Familja e tij vjen nga Struga, një qytet në Maqedoni me shumicë shqiptare. 

No comments:

Post a Comment