Ndeshja Fiorentina-Udinese do të hapë sezonin e ri në Serie A, teksa po sonte luan edhe Juventusi, i cili e pret në shtëpi Parmën.
Të dielën pasdite Milani do ta presë në San Siro Sampdorian e promovuar për një start të ri të sezonit pa lojtarët kryesorë, Ibrahimovic dhe Silva, teksa Interi i shkon Pescaras po ashtu të promovuar në elitë.
Ky sezon në Serie A do të jetë i përshkruar nga disa ndryshime. Së pari trajnerët mund të zgjedhin një pankinë prej 22 lojtarësh, teksa fusha e lojës do të jetë e kontrolluar nga gjashtë gjyqtarë, edhe dy shtesë prapa portave për të garantuar evitimin e golave ‘fantazmë’ dhe penaltive kontraverse.
No comments:
Post a Comment