Tuesday, August 28, 2012

Ia then këmbën në fushë, e tmerrshme

Një lëndim i tmerrshëm ka ndodhur në futbollin uruguajan ku futbollisti i skuadrës Penarol, Toni Pacheco e ka thyer këmbën në një duel me njërin nga lojtarët e skuadrës Phoenix. Pacheco ishte viktimë e një dueli për top kur Pagano i shkoi shumë ashpër duke i'a thyer në vend këmbën e tij.

Gjasat për tu kthyer në fushë Pacheco janë tepër të ulëta pasi që sipas mjekut të klubit ai mund të përfundoi karrierën qysh tani.

Inkurajim për lojtarin kanë dhënë plot figura të shquara të Uruguajit, ndërsa një mesazh inkurajues e dërgoi edhe ylli uruguajan Luis Suarez, i cili tha se të gjithë sportistët e Uruguajit janë me të dhe nën përkrahje të tij.

No comments:

Post a Comment